fbpx

Menaxherja e Michael Schumacher thyen heshtjen

Screenshot_1-9.png

Menaxherja e Michael Schumacher  ka thyer heshtjen për të lëshuar një deklaratë të rrallë për të festuar rekordin e legjendës së F1 në pistë.

Gjendja shëndetësore e legjendës gjermane është ruajtur sekret që kur pësoi lëndime katastrofike në tru në një aksident me ski në vitin 2013.

Ndërsa menaxherja e tij, Sabine Kehm, ka insistuar gjithmonë se gjendja  Michael nuk është çështje publike.

Por tani, Kehm ka thyer heshtjen për të lëshuar një deklaratë rë rrallë pasi zbuloi një poster për të përkujtuar karrierën e Schumacher  në bashkëpunim me Keep Fighting Foundation.

Në emër të familjes Schumacher, Kehm tha: 

“Jemi të kënaqur që po bashkëpunojmë me ZOOM për të mbledhur para për Fondacionin Keep Fighting. Kjo është një mënyrë mahnitëse për të festuar karrierën e Michael ,për me tepër është një poster shumë i bukur.”

Gjatë karrierës së tij, legjenda e F1 grumbulloi një rekord prej 7 titujsh dhe numrin më të madh të garave, 91, të fituara ndonjëherë nga një shofer.

Posterja përshkruan 49-vjeçarin duke ngarë Ferrarin e tij të kuq 2000 në fitoren drejt titullit të tij të parë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *