fbpx

“Mendoja se Eglantina ishte jashtë”, flet motra e viktimës: Njerka me babin na shkatërruan jetën…

esmmm-1.jpg

Elona, motra e Eglantina Bucit, ka dhënë disa deklarata ditën e sotme për Fax News. Ajo ka treguar se mendonte që motra e saj ishte jashtë shtetit, ndërkohë ka rrëfyer dhe peripecitë në familjen e saj, duke nisur që nga ardhja e njerkës.

Ajo shprehet se Eglantina ishte zhdukur për 4 vite, ishte shfaqur, dhe më pas kishte qëndruar te shtëpia e saj. Pasi u njoh me dikë, dy motrat nuk ishin takuar më e as nuk kishin folur.

Deklarata e plotë:

“Shkëlzeni nuk do të ishte i aftë të bënte asgjë në mendjen e tij, është shtyrë nga babai, madje edhe për atentatin ndaj Mishel Prelës. Babai nuk e lejonte të na takonte. Prej 15 vitesh kam shkëputur çdo kontakt me anëtarët e familjes, kur më vdiq vëllai nga sëmundja e rëndë, shkova vetëm ditën e varrimit.

Babi u divorcua nga mami në vitin 1993, pastaj u martua me një tjetër, njerka na ka dhunuar vazhdimisht, ajo na shkatërroi familjen, por edhe babi po ashtu. Nuk pranuan që unë të martohesha me bashkëshortin që kam. Ika nga shtëpia, tani jetoj në punën time, kam një vajzë dhe një djalë.

Nënën time, Nafije Bucin e mori daja dhe jeton aty, është në gjendje të mirë shëndetësore. Ngjarjen e morëm vesh ditën e premte me datë 4 shtator. Eglantina ishte zhdukur për 4 vite, ishte shfaqur, erdhi qëndroi tek shtëpia ime disa javë dhe njohu dikë me të cilin u takua. Nuk e kam parë kurrë më që atëherë. E kam thirrur në telefon, i kam shkruar në rrjetet sociale, asnjë përgjigje. Mësuam tani çfarë kishte ndodhur, nuk e di në fakt se çfarë ndodhi. I kishin marrë analizat e ADN-së, njerkës, prandaj kishin vonuar hetimet, ishin ngatërruar hetuesit. Pastaj morën të mamit dhe dolën që eshtrat ishin të Eglantinës.

Mendoja se është jashtë. E kërkova në telefon, në rrjetet sociale nuk mu përgjigj askund.”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303