Mendonte se i dhunonte fëmijën, nëna përplaset keq me mësuesen

Një mësuese ka rënë pre e një sulmi nga nëna e një nxënësi. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në fshatin Gllavaqicë të Pejës. Mediat kosovare raportojnë se bëhet fjalë për një mësuese të shkollës fillore “Zef Serembe”.

Mësuesja nuk ka pranuar të flas, por drejtori i shkollës, ka mohuar se mësuesja ka dhunuar nxënësin. Ai tha se mes dy grave nuk ka pasur përplasje fizike.

“Ka ardhur një prind në shkollë e cila ka pasur një mosmarrëveshje me mësuesen. Fatmirësisht nuk ka pasur goditje apo fërkim por vetëm tentativë.”, thotë drejtori Beqir Sadiku. Ndërkohë, pasi u shoqërua në polici, gruaja që ka sulmuar mësuesen është liruar.