fbpx

Menduat se doli dielli? Ja ç’do ndodh pasdite

moti-2-2-696x381-1.jpg

Sipas Meteoalb, gjatë orëve të para të ditës në vendin tonë do të mbizotërojnë alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare, por mesdita shton vranësirat në zonat perëndimore dhe gradualisht përfshijnë pjesën tjetër të vendit duke sjellë reshje shiu, në zonat veriore dhe juglindore do të ketë reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 0 °C deri në 17 °C .

Era do të fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303