fbpx

Mëngjes tragjik/ Ndahet nga jeta në moshë të re infermierja, humb betejën me COVID

infe.jpg

Një lajm i hidhur është mësuar sot. Unioni i infermiereve në Maqedoninë e Veriut me anë të një njoftimi, ka bërë me dije se ka ndërruar jetë infermierja Irena Dojçinovksa Milloshovska, e punësuar në Institutin Geriatrik “13 nëntori” në Shkup, si pasojë e COVID.

 “Apelojmë dhe theksojmë që virusi është me të vërtetë i pamëshirshëm dhe nuk ka asnjë selektim mbi moshat të cilat i sulmon.

Kjo nuk është infermierja e parë që ndërroi jetë nga COVID-19, por është më e reja në moshë. Infermierët rrezikojnë jetën e tyre dhe të të dashurve të tyre për pacientët në baza ditore.

Ju lutemi t’i përmbaheni masave dhe të ndihmoni sistemin shëndetësor që ka kohë që po lufton përtej mundësive t”, thonë nga Unioni i Infermiereve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303