fbpx

Mëngjesi i mirë, burim i vlerave ushqyese

Beans-Breakfast-Bowl.jpg

Një ditë e mirë nis me një mëngjes të mirë. Po ç’do të thotë mëngjes i mirë? Si t’i kombinojmë të gjithë elementet e piramidës ushqimore në një produkt të vetëm për të përfituar sa më shumë burime vlerash, por dhe për një shije të mirë.

Po sikur t’ju flasim për një produkt krokant që bashkon vlerat e drithërave, shijen e këndshme dhe mineralet e frutave të thata, ëmbëlsinë e mjaltit dhe prakticitetin e të marrit me vete në çantë? E pra, ju prezantojmë me granolën.

Muesli është një ushqim i ngjashëm me Granolën, por me ndryshimin se nuk është i ëmbëlsuar dhe i pjekur. Ruan vetitë e Granolës por është i përshtatshëm për konsumatorët që preferojnë ushqim pa ëmbëlsues

Si konsumohet Granola / Muesli?

Granola / Muesli është ushqim i konsumuar kryesisht për mëngjes. Granola / Muesli mund të kombinohet me përzierjen e kosit apo qumështit për të ofruar një vakt të plotë.

Shumë konsumatorë preferojnë ta përdorin granolen si snack gjatë punës, fëmijët në shkollë, neper udhetime ose dhe si ushqim midis vakteve.

Gjithashtu, mund të shoqërohet shumë mirë sipër ëmbëlsirave si pasta, torta apo akullore.

Si ta kemi Granola/Muesli në tryezën tonë çdo ditë?

Kompania Teuta SHPK, lider në tregun e produkteve ushqimore, është kujdesur ta sjellë edhe në tryezat shqiptare, në një cilësi premium, ashtu si shumë superushqime të tjera këtë  produkt kaq natyral, me nje formulë shumë origjinale dhe me origjinen e lëndës se pare të sjellë nga SHBA.

Përfitimet shëndetësore të konsumimit të Granola/ Muesli

Fibrat në Granola / Muesli rregullojnë tretjen e ushqimit dhe ndihmojnë në shmangien e kapsllëkut.

Yndyrat e shëndetshme të farave ndihmojnë me sëmundjet e zemrës, uljen e kolesterolit të keq, djegiet e stomakut dhe diabetin (0 kolesterol).

Vitamina B që vjen nga thiamina dhe folate ndihmojnë me prodhimin e energjisë për trupin, mirë funksionimin nervor dhe rritjen e qelizave.

Vitamina si magnez, zink, bakër, selen, etj ndihmojnë për mbarëvajtjen e sistemit imunitar, kardiovaskular, normalizimin e tiroideve si dhe për shërim të shpejtë.

Të gjithë e dimë rëndësinë e një mëngjesi të pasur në fibra, proteina e vitamina, por fatëkeqëisht nuk e kemi luksin e kohës për ta përgatitur e shijuar, pasi ritmi i ditës na thërret. Në kushte të tilla, çfarë do të ishte më perfekte se një tas granola me kos ose qumësht apo në një formë snack për ta futur në çantë kur jemi me të shpejtë?

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303