fbpx

“Mercedesi” bie në kanal, vajzat po mësonin të parkonin makinën por ndodh e papritura, ja gjendja e tyre

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në zonën e pyllit të Sodës.

Raportohet se një automjet tip “Mercedes” të autoshkollës ka rënë në një kanal. Bëhet me dije se brenda makinës kanë qenë dy vajza kursante. Burimet tregojnë se ato ishin duke mësuar se si të parkonin makinën, mirëpo njëra prej vajzave në vend të frenonte, i ka dhënë gaz makinës e cila ka kaluar rrugën dhe më pas ka ngelur në një kanal .

Për fatin e mirë te dy vajzave , asnjëra nuk është lënduar , policia mbërriti në vendngjarje duke pyetur instruktorin.