fbpx

Mërgim Mavraj vishet ‘kuqezi’ edhe në Gjermani

Screenshot_1-6.png

Mërgim Mavraj është zyrtarizuar si futbollist i Ingolstadt në Bundesligën 2 gjermane. Futbollisti i kombëtares shqiptare të futbollit, ndërpreu bashkëpunimin me Arisin në Greqi për të nisur një aventurë të re në Gjermani.

Tashmë futbollisti i kombëtares shqiptare do të vishet me ngjyrat “kuqezi” të Ingolstadt, që rastësia e do të jenë të njëjta me ato të kombëtares kuqezi, pjesë e së cilës është dhe Mavraj.

Me anë të një foto të publikuar në rrjetin social facebook, Mavraj ka prezantuar veten të veshur me ngjyrat kuqezi teksa shkruan: “Ngjyra magjike kuqezi”.

Kontrata e futbollistit shqiptar do të jetë e vlefshme deri në fund të vitit 2020, e cila do të jetë me të drejtë rinovimi.

Gjatë gjysmës së sezonit që qëndroi në Greqi, Mavraj u aktivizua shumë pak me ekipin e Arisit.

Klubi dhe drejtuesit e ekipit grek patën pritshmëri të larta në fillim, por me kalimin e javëve futbollisti i kombëtares dhe lojtarë të tjerë u vunë në shënjestër të kritikave për mungesën e rezultateve.

https://www.facebook.com/m.mavraj15/photos/a.134634733373796/898065790364016/?type=3&theater

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *