fbpx

Meridiani i del në krah Sindit pas sherrit me Julin: Lojëra të shëmtuara

Screenshot_21-9.jpg

Meridian Ramçaj i ka dalë në mbrojtje Sindit pas përplasjes me Julin ditën e djeshme. Me anë të një postimi në rrjete sociale, ai ka shkruar se Sindit i bëhet gjyq çdo ditë për çdo lëvizje që bën dhe nuk e kupton nga buron ky mllef.Meridiani e ka cilësuar Sindin si një vajzë të fortë dhe të zgjuar, e cila është e rrethuar nga një turmë injorantësh.

 “Në mënyrë direkte apo indirekte ofeza, për personin apo objektin, nuk kuptoj nga buron gjithë ai mllef, përçmim në grup për një vajzë të re, të talentuar që i bëhet gjyq çdo ditë në çdo fjalë që nxjerr apo lëvizje që bën. Sindi, ti je një vajzë e zgjuar dhe e fortë, mos lejo të dëmtojë injoranca e turmës dhe të biesh pre e lojrave të shëmtuara për të marrë vëmendje kur nuk ua jep askush tjetër”, ka shkruar Meridiani.

Kujtojmë se Sindi tregoi se Juli e ka ofenduar rëndë në një video live. Pasi nuk iu kërkua falje, ajo doli e përlotur nga studioja dhe Murati i shkoi pas.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303