Merkel dhe Macron apel Rusisë: Lironi marinarët ukrainas

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron, kërkuan të premten që Rusia të lirojë marinarët ukrainas, të cilët u kapën së bashku me anijet e tyre muajin e kaluar.

Moska akuzoi 24 marinarë për kalim ilegal të kufirit rus, ndërsa Ukraina tha se Rusia kapi ilegalisht dy anije luftarake të vogla dhe një rimorkiator dhe akuzoi Kremlinin për agresionin ushtarak.

“Ne kërkojmë transit të sigurt, të lirë dhe të papenguar për të gjitha anijet përmes ngushticës Kerç dhe lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë detarëve ukrainas të ndaluar ilegalisht”, thanë Merkel dhe Macron në një deklaratë të përbashkët.

Marrëdhëniet e Rusisë me Ukrainën janë të ndera që nga viti 2014, kur Moska aneksoi me forcë Krimenë dhe nxiti përplasjet mes rebelëve në vend, ndërsa së fundi u shtua edhe konflikti për ndarjen e Kishës së Kievit, nga patriarkana e Moskës./real-news.tv/

Lër një koment