Merkel dhe Stoltenberg kundër Macron për NATO-n

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ,tha se fjalori i përdorur nga presidenti francez, Emanuel Makpcron, për NATO-n ishte i ashpër dhe bëri të qartë se ajo nuk ndante të njëjtin qëndrim me të.

“NATO mbetet gur themeli i sigurisë sonë,” tha Merkel në një konferencë shtypi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Berlin.

Kreu i Aleancës gjithashtu hodhi poshtë opinionin e Macron për NATO-n.

Në një intervistë për “The economist”, Macron e përshkroi NATO-n si një “tru i vdekur” dhe se vendet evropiane nuk mund të mbështeten më tek Shtetet e Bashkuara.

Macron tha se gjendja aktuale mund të përshkruhet si vdekja e trurit të NATO-s dhe shtoi se Evropa është në prag të një humnerë.