29.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Merkel: Do luftoj deri në fund për një Brexit të rregullt

spot_img

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se do të luftojë deri në fund për një “Brexit të rregullt”

Merkel tha se ende nuk është e qartë çfarë do të ndodhë me Brexit duke shtuar se udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të përpiqen të reagojnë ndaj çfarëdo propozimi të Mbretërisë së Bashkuar.

Britania e Madhe do të largohet nga BE në 10 ditë me ose pa marrëveshje.

Kryeministrja Theresa May i ka shkruar Presidentit të Këshillit Europian Donald Tusk duke kërkuar një zgjatje të procesit dhe do të takohet me krerët e BE më vonë këtë javë.

Në Britani, një votim i tretë për marrëveshjen e Brexit është bllokuar nga Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve John Bercow.

Marrëveshja tashmë është rrëzuar dy herë nga deputetët dhe Bercow ka vendosur që kryeministrja May nuk mund ta sjellë atë përsëri për një votim të tretë pa ndryshime “substanciale”./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat