Merkel do të vizitojë Turqinë më 24 janar

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të zhvillojë një vizitë në Turqi më 24 janar.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, tha se Merkel gjatë vizitës së saj do të takohet në Stamboll me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, ndërsa gjatë takimit në rend dite krahas çështjeve ndërkombëtare do të jenë edhe marrëdhëniet dypalëshe.

Seibert thekson se Merkel dhe Erdogan do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së kampusit të Universitetit turko-gjerman.

Përveç kësaj, pritet që Merkel të marrë pjesë në aktivitete lidhur me ekonominë me ftesë të Dhomës së Tregtisë Turko-Gjermane si dhe të zhvillojë takime me përfaqësues të institucioneve të shoqërisë civile në Turqi.