fbpx

Merkel lavdëron Greqinë për kapërcimin e krizës

7IHFDMQVCEI6TK3ZGDGU66JG6I.jpg

Gjermania dhe Greqia kanë lënë pas mosmarrëveshjet e tyre me vizitën e kancelares gjermane në Athinë. Gjatë një konference shtypi, Merkel lavdëroi përmirësimin e financave të vendit.

Gjatë bisedimeve me kryeministrin Alexis Tsipras, Merkel theksoi se dallimet fillestare të forta me qeverinë e tij të majtë u tejkaluan gradualisht gjatë katër viteve të fundit.

“Besimi u zhvillua mes nesh. Menduam se kemi nevojë për të gjetur një zgjidhje,” tha ajo në një konferencë shtypi. “Unë e di që njerëzit kaluan vështirësi të mëdha në Greqi dhe iu nënshtruan reformave shumë të vështira dhe të ashpra.”-shtoi Merkel.

Gjermania ishte kontribuesi më i madh i vetëm në tre paketat ndërkombëtare të ndihmës që Greqia mori nga 2010-2018, ndërsa luftoi me një krizë dramatike financiare. Si pjesë e atyre paketave të shpëtimit, qeveritë greke të njëpasnjëshme duhej të rrisnin taksat dhe të ulnin pensionet dhe pagat.

“Vështirësitë tani qëndrojnë pas nesh, dhe Greqia është një vend tjetër që mund ta konsiderojë të ardhmen me optimizëm më të madh”, tha Tsipras.

Merkel dhe Tsipras janë takuar shumë herë gjatë disa viteve të fundit, por kjo është vizita e parë e Kancelares gjermane në Athinë që kur Tsipras u bë kryeministër në janar 2015.

Rreth 2,000 oficerë, një helikopter policie dhe dronë u angazhuan për vizitën, e cila përfundon të premten pasdite. Rrugët dhe stacionet e metrosë u mbyllën për arsye sigurie.

Advertisement

Të dy krerët diskutuan gjithashtu për emigracionin, një çështje mbi të cilën qëndrimet e Tsipras dhe Merkel kanë qenë relativisht të ngushta, si dhe marrëveshja paraprake e ndryshimit të emrit që Greqia ka arritur me Maqedoninë fqinje.

Vizita e kancelares pritet t’u japë shtysë të re marrëdhënieve greko-gjermane. Kancelarja gjithashtu synon t’i bindë politikanët grekë të miratojnë marrëveshjen e Prespës për emrin e Maqedonisë.

Vizita e Merkelit vjen kur Greqia po i afrohen një krize politike, pasi partneri i koalicionit qeverisës Panos Kamenos ka kërcënuar të largohet nëse marrëveshja e Prespës shkon Parlament. Por vetë kryeministri Aleksis Tsipras tha se Marrëveshja do shkojë në parlament brenda muajit Janar, sapo të përfundojë procedura e miratimit në Shkup./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303