fbpx

Merkel mbështet Brexit

Merkel-to-leave-party.jpg

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se Gjermania do të mbështesë marrëveshjen e tërheqjes së Britanisë nga Bashkimi Europian, duke shpresuar se do të zgjidhet edhe çështja e Gjibraltarit, territorit të kontestuar britanik.

“E dimë se diskutimet në Britani janë të vështira, por mund të them se Gjermania do të pajtohet me marrëveshjen e Brexit. Ende kemi dyshime për Spanjën. Nuk e di se si do të zgjidhet kjo çështje, por shpresoj se do të zgjidhet të dielën. Ne duam, dhe është në interesin tonë të kemi marrëdhënie të mira me Britaninë edhe në të ardhmen” – tha Merkel para deputetëve.

Bashkimi Europian pritet të mbajë një samit të dielën për të diskutuar të ardhmen e Britanisë.

Ndërkohë, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka deklaruar se qeveria e tij do të votojë kundër marrëveshjes së Brexit, nëse përmbajtja për Gjibraltarin nuk ndryshon në tekst.

Gjibraltari parashikohet të largohet nga Bashkimi Europian së bashku me Mbretërinë e Bashkuar në mars.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *