Merkel mbron vendimin e saj për emigracionin

Angela-Merkel.jpg

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka dalë sërish në mbrojtje të vendimit të saj për të mos mbyllur kufijtë e Gjermanisë gjatë krizës së refugjatëve të vitit 2015.

“Unë besoj se Gjermania ka ndihmuar shumë njerëz në nevojë dhe se është bërë një përpjekje nga e gjithë shoqëria për ta arritur këtë”, deklaroi sot Merkel për parlamentin gjerman.

Merkel theksoi se qeveria federale ka punuar për organizimin dhe kontrollin e migrimit dhe do vazhdojë ta bëjë këtë gjë.

Ajo shtoi se shifrat kanë treguar se puna nuk ka qenë e kotë, por frytdhënëse.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303