Merkel në BE pasi të ikë si kancelare?

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se do të largohet nga politika pasi të përfundojë mandatin e saj të katërt si kancelare, duke hedhur kështu poshtë spekulimet se ajo mund të punojë në Bashkimin Evropian në Bruksel.

“Unë nuk jam në dispozicion për ndonjë detyrë tjetër politike, pavarësisht se ku është – përfshirë këtu edhe në Evropë”, tha Merkel, 64-vjeçare në një konferencë të përbashkët të shtypit me Kryeministrin holandez Mark Rutte, i cili vizitoi Gjermaninë.

Spekulimet rreth së ardhmes së Merkel u përhapën me shpejtësi në Berlin pasi kancelarja gjermane kishte deklaruar për një gazetë: “Shumë njerëz janë të shqetësuar për Evropën, përfshirë edhe mua. Kjo do të thotë se e ndjej përtej detyrës për t’u bashkuar me të tjerët për t’u siguruar që Evropa të ketë një të ardhme “.

Megjithatë, Merkel e bëri të qartë në konferencën për shtyp se ajo e kishte fjalën për rolin e saj si kancelare për të promovuar një “Evropë të mirë, funksionale duke pasur parasysh situatën që kemi dhe polarizimin”./real-news.tv/