fbpx

Merkel në Francë, takim me Macron para samitit të BE

mekel-macron.jpg

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, për herë të dytë brenda një jave për të hartuar një front të përbashkët për çështje të ndryshme që nga Brexit, situata në Siri përpara samitit të kësaj jave që do të mbahet në BE.

Qeveritë franceze dhe gjermane do të zhvillojnë një takim të përbashkët ministror në qytetin francez jug-perëndimor të Toulouse për të diskutuar se si të ecin përpara me disa nga projektet evropiane.

Këshilli ministror është i pari që të dy vendet nënshkruan një traktat në janar duke u angazhuar për një bashkëpunim të gjerë në fusha të tilla si politika e jashtme, mbrojtja dhe energjia.

Në një video mesazh, Merkel tha që ajo dhe Macron donin të arrinin në Bruksel me “pozicione të përbashkëta sa më shumë që të ishte e mundur”.

Pas një darke me Merkel në Paris të dielën, Macron paralajmëroi që Evropa “nuk mund të lejojë luksin e grindjeve të vogla” në atë që ai e quajti një kohë “shqetësuese” për rendin ndërkombëtar.

Zyra e presidentit Macron njoftoi se delegacionet franceze dhe gjermane, përfshirë ministrat kryesorë nga të dy qeveritë, do të diskutojnë gjithashtu për tensionet e tregtisë globale, luftën kundër ndryshimit të klimës, projektet evropiane të mbrojtjes dhe si të mbrojnë rregullat e të drejtave të autorit të BE-së.

Shefja e ardhshme e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e Gjermanisë do të bashkohet me ta në Toulouse për bisedime./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303