Merkel në Stamboll, takim me Erdogan

Kancelarja gjermane,Angela Merkel, ka nisur vizitën e saj në Stamboll. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, priti në një takim në Stamboll kancelaren gjermane Angela Merkel.

 

Takimi midis presidentit Erdogan dhe kancelares Merkel, e cila po qëndron në vizitë pune në Turqi me ftesë të presidentit turk, u zhvillua në Kompleksin Vahdettin dhe zgjati një orë e 20 minuta.

Pas takimit kokë më kokë, liderët kaluan në një takim midis delegacioneve.

Ende nuk dihet se çfarë kanë biseduar liderët, por situata në Libi dhe situata e tensionuar mes Iranit dhe SHBA mësohet të kenë qenë në fokus të takimit të tyre.