fbpx

Merkel refuzon ftesën e Trump, nuk do të marrë pjesë në samitin e G7-ës

Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk do të jetë e pranishme personalisht në samitin e G7 të liderëve, në fund qershor në Shtëpinë e Bardhë. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i saj.

Samiti ishte zhvendosur online këtë vit, si reagim ndaj pandemisë së koronavirusit, por presidenti amerikan, Donald Trump, tha javën e shkuar se ai do ta organizonte personalisht samitin, në shtëpinë e bardhë dhe në Camp David.

“Duke marrë në konsideratë situatën aktuale (koronavirusi) kancelarja nuk mund të udhëtojë drejt Ëashingtonit . Kancelarja falenderon presidentin Trump për ftesën”- tha zëdhënësi i Merkel, Steffen Seibert.

Sipas mediave të huaja presidenti Emmanuel Macron dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel po mendojnë të jetë të pranishëm në nëse kushtet e shëndetit e lejojnë.

Ndërsa kryeministri Boris Johnson ka vendosur që do të shkoj në fund të qershorit në Shtëpinë e Bardhë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Boris Jonson në një telefonatë më presidentin Donald Trump.