fbpx

Merkel: Sanksione ndaj Rusisë, zgjidhja e konfliktit me dialog

000_Was8565630-e1399100866589.jpg

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka theksuar se nuk ka “zgjidhje ushtarake” për konfliktin detar mes Rusisë dhe Ukrainës, pasi udhëheqësi i Ukrainës i kërkoi NATO-s që të dërgonte anije në Detin Azov.

Kërkesa e Petro Poroshenko erdhi pas një konfrontimi detar me Rusinë në ujërat e Krimesë.

Të dielën, Rusia hapi zjarr mbi tre anije të Ukrainës dhe konfiskoi ekuipazhet e tyre në ngushticën Kerç.

Merkel tha se kriza është shkaktuar nga veprimet e presidentit rus dhe shtoi se “çështjet si këto mund të zgjidhen vetëm me dialog të ndjeshëm”.

Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi Poroshenkon për krijimin e “provokimit” detar për të rritur vlerësimet e tij përpara zgjedhjeve të vitit 2019.

Presidenti Poroshenko ka vendosur ligjin ushtarak përgjatë rajoneve kufitare të Ukrainës për 30 ditë në përgjigje të krizës.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Perëndimi do të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe shtoi se ajo do të trajtojë çështjen e Detit të Azov me presidentin rus Vladimir Putin në një takim të ardhshëm të G20.

“Ne vendosim sanksione ndaj Rusisë për të bërë të qartë se vendet, edhe nëse pozicioni i tyre territorial është pranë Rusisë, kanë të drejtën për zhvillimin e tyre”, tha ajo në një konferencë në Berlin. “Këto janë parimet e së drejtës ndërkombëtare”-shtoi Merkel.

Udhëheqësit e Bashkimit Europian kanë kërkuar më shumë sanksione ndaj Rusisë pas shpërthimit të tensioneve të reja me Ukrainën, por blloku i ndarë nuk do të veprojë shpejt, kanë thënë burime diplomatike.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *