Merkel: Serbia të zgjidhë problemet me Kosovën, pastaj pranimi në BE

merkel-brnabic-696x385.jpg

Pas takimit me kryeministren serbe, Ana Brnabiç, kancelarja gjermane Angela Merkel ka kërkuar sot vazhdimin e procesit të dialogut për zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Merkel theksoi se disa çështje në lidhje me Kosovën duhet të zgjidhen në lidhje me pranimin e Serbisë në BE.

E pyetur nga mediat nëse Berlini dhe BE kanë ndonjë afat kohor me të cilin duhet të arrihen marrëveshjet e Beogradit dhe Prishtinës, Merkel tha se nuk ka afate kohore ku disa gjëra duhet të mbarojnë, por ‘sa më shpejt aq më mirë’.

Merkel shtoi se Gjermania dhe Franca janë ende duke u përpjekur për rifillimin e dialogut dhe të bëjnë ‘diçka’ në lidhje me taksat që Prishtina ka vendosur ndaj mallrave të Serbisë.

Merkel kujtoi që procesi ishte ndërprerë dhe theksoi se dialogu do të rifillojë pas zgjedhjeve në Kosovë.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303