Merkel: Shpëtimi i emigrantëve pjesë e natyrës njerëzore

Gjatë një takimi me qytetarët, kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se shpëtimi i emigrantëve është pjesë e natyrës së njeriut.

Në deklaratë e saj të parë pas pushimeve, Merkel kritikoi ashpër kontrabandistët dhe skafistët, të cilët merren me këtë punë.

”Është e drejtë që në këtë situatë të japim ndihmën tonë, pasi kjo është një situatë e jashtëzakonshme emergjente humanitare”, theksoi Merkel.

Merkel iu referua edhe situatës me emigrantët gjatë viteve 2015-2016, me krizën e refugjatëve sirianë dhe me hapjen e përkohshme të rrugës ballkanike drejt Gjermanisë.

“Nuk mund të mendojmë vetëm për veten”, tha Merkel.