Merkel takon Cipras, diskutojnë edhe perspektivën europiane të Shqipërisë

1547146056_merkel.jpg

Ashtu siç pritej, kancelarja gjermane Angela Merkel ka nisur vizitën e saj zyrtare në Greqi, ku ka takuar edhe kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras në Athinë. Mësohet se gjatë takimit tyre është diskutuar edhe ecuria europiane e Shqipërisë.

“ Mirënjohje Cipras për stabilitetin në rajonin ballkanik, me zgjidhjen e vështirë të çështjes së emrit, por që ofron qartësi në Gjermani, çel rrugën e anëtarësimit të Maqedonisë Veriore (këtë emër përdori) në NATO. Pozitive zgjidhja edhe për Greqinë, si shenjë progresi për vendin”, -raportohet të jetë shprehur Merkel.

Kancelarja gjermane mbërriti pasditen e sotme në Athinë, ku do të zhvillojë një vizitë dy ditore.

“Kemi sfida të reja për t’u përballur me shtëpinë tonë europiane”,-u shpreh kryeministri Aleksis Cipras pas takimit që pati me të në orën 18:00 të ditës së sotme.

Kryeministri grek i adresoi kancelares gjermane shqetësimin për rritjen e populizmit ekstrem dhe forcave destruktive në Europë./real-news.tv/

scroll to top