fbpx

Merkel tregon shkakun pse janë ftohur marrëdhëniet me SHBA

merkel.jpg

E pyetur nga Financial Times nëse shkaku i ftohjes së marrëdhënieve qëndron te Trump, kancelaria gjermane, Angela Merkel, tha se ishte një shkak strukturor, sipas Politico.

Ajo theksoi se marrëdhëniet SHBA-Gjermani nuk janë ftohur për shkak të Presidentit Donald Trump, por ka rrënjë më të thella.

“Ka pasur një kthesë,” shpjegoi Merkel, duke shtuar se ish-presidenti amerikan Barack Obama foli gjithashtu për “Epokën Aziatike”, parë nga një perspektivë amerikane.

“Do të thotë gjithashtu se Evropa nuk është më, të themi, në qendër të ngjarjeve botërore.”

“Fokusi i Shteteve të Bashkuara në Evropë është në rënie, gjë që do të jetë rast për çdo president,” tha Merkel.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303