fbpx

Merr 30 bombla oksigjeni nga spitali i Kavajës pa autorizim, 26 vjeçari i dërgonte në banesa

1605545186_autobombola1572443160.jpg

Një 26-vjeçar me detyrë oskigjenist në spitalin e Kavajës është arrestuar nga policia pasi ka marrë pa autorizim nga ky institucion 30 bombola oksigjeni. Sipas policisë M. Sh., 26 vjeç, banues në Kavajë ka marrë rreth 30 bombola oksigjeni, për t’ua dërguar personave të ndryshme nëpër banesa.

 

Mori pa autorizimin e institucionit mjekësor 30 bombola oksigjeni, arrestohet në flagrancë 26- vjeçari.Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 30 bombolat e oksigjeni që ishin shpërndarë në banesa të qytetarëve të ndryshëm.  Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, menjëherë pas njoftimit të marrë se shtetasi M. Sh., me detyrë oksigjenist i spitalit të Kavajës, kishte marrë rreth 30 bombola oksigjeni pa autorizimin e këtij institucioni mjekësor, për t’ua dërguar personave të ndryshme nëpër banesa, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Si rezultat e një punë të vazhdueshme dhe veprimeve profesionale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Sh., 26 vjeç, banues në Kavajë. Ky shtetas ka marrë 30 bombola oksigjeni në institucionin ku punonte, pa autorizimin e drejtuesve, dhe më pas i ka shpërndarë ato nëpër banesa të qytetarëve të ndryshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprën penale ‘Shpërdorim detyre”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303