Merr flakë avioni, i mbushur me shqiptarë

Një avion ka marrë flakë në ajër duke u detyruar të bëjë ulje urgjente në Slloveni. Avioni i linjës Shtutgart-Prishtinë kishte në bord shtetas të Kosovës mori flakë gjatë fluturimit. Sapo  piloti, një shqiptar i Kosovës, ka pikasur defektin ka kryer ulje emergjente në areoportin e Sllovenisë.

Sipas informacioneve të para, për pasojë ka mbetur i lënduar vetëm piloti. Avioni i përket kompanisë ajrore EuroWings dhe se sipas informacioneve nga Aeroporti i Shtuttgartit, avioni mund të ketë mbërritur rreth orës 16:40 në Prishtinë.

Ndërkaq, shefi i zyrës së Marrëdhënie me Publike në Aeroportin e Prishtinës, Unidon Krasniqi, nuk ka preferuar të flasë për përfshirjen nga zjarri të avionit të linjës Shtuttgart-Prishtinë, pasi sipas tij, incidenti nuk ka ndodhur në Aeroportin “Adem Jashari”.

Përderisa tek ne s’ka ndodhur, ne nuk mund të japim prononcim për ndonjë kompani ajrore”, i ka thënë Unidon Krasniqi, Gazetës Insajderi përmes një përgjigje me shkrim./real-news.tv/