fbpx

Merr flakë makina gjatë natës, dyshohet se….

Një makinë është përfshirë nga flakët gjatë mesnatës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan, dhe mësohet se automjeti me targë AA 774 TE rezulton në pronësi të shtetasit M.K.

Mësohet se makina ishte i parkuar pranë banesës ku jeton M.K dhe dyshimet paraprake janë për një zjarrvënie të qëllimshme.

Grupi hetimor po hetohen për zbardhjen e ngjarjes.

Nga flakët automjeti është djegur pjesërisht pasi ndërhyrje e shërbimit zjarrfikës ishte e menjëhershme.