fbpx

Merr flakë në ecje makina në mes të Tiranës, alarmohet shoferi dhe qytetarët, detajet…

mjek-2.jpg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kryeqytet te Rruga e Kavajës. Një makinë ka marrë flakë në ecje duke vënë në alarm drejtuesin dhe kalimtarët.

Menjëherë pas njoftimit të bluve, në vendngjarje ka mbërritur dhe zjarrfikësja e cila ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Njoftimi:

Më datë 17.10.2020, rreth orës 13:55, në rrugën e “Kavajës”, një mjet ka marr flakë në lëvizje, ku ka vetëm deme materiale. Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303