fbpx

Merr fund drama mbretërore? Meghan dhe Kate pajtojnë vëllezërit

kate-middleton-and-meghan-markle-call.jpg

Tuneli dramatik i familjes mbretërore duket se po reflekton dritë së fundmi. Burime bëjnë me dije se Princi Harry dhe Princi William janë më në fund gati për të rregulluar marrëdhënien e tyre pas muajve të tensionit mbretëror.

Sipas The Sun, ata kanë arritur të lenë pas dore zënkën falë “bisedimeve të fshehta” me ndihmën e Kate Middleton dhe Meghan Markle.

“William dhe Harry kanë kaluar kohë së bashku larg Samitit zyrtar të Sandringham duke punuar me marrëdhëniet e tyre dhe duke diskutuar të ardhmen e tyre,” tha një burim.

“Ka qenë shumë e mirë për sa i përket ruajtjes së lidhjes së tyre si vëllezër dhe është udhëhequr plotësisht prej tyre.

Por Kate dhe Meghan, e cila ishte në Kanada, u bashkuan në bisedime në më shumë se një rast – që është një tjetër shenjë e një shkrirje të vërtetë në marrëdhëniet e tyre.

“Gjërat janë më mirë”, shton burimi!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303