fbpx

Merr fund lidhja e nënës së Neymar me të dashurin 23-vjeçar, ja arsyeja tronditëse

nayy-780x439.jpg

Mjaft i bujshëm u bë lajmi në media për lidhjen mes mamasë së futbollistit të famshëm Neymar si dhe 23-vjeçarit, të dashurit të ri të saj.

Me sa duket lidhja nuk ishte e thënë të ishte e gjatë pas zbulimit tronditës për 23-vjeçarin, Tiago Ramos.

Burime për Daily Mail bëjnë me dije se Nadine i ka dhënë fund marrëdhënies pasi zbuloi se Tiago kishte takuar burra të ndryshëm përpara takimit të tyre të parë.

Tiago, i cili është gjashtë vjet më i ri se Neymar,  u takua me kuzhinierin personal të PSG dhe yllit të Brazilit, Mauro përpara se të përfshihej romantikisht me nënën e sulmuesit.

Është pohuar gjithashtu se ai ishte duke takuar një aktor të njohur brazilian dhe komedian të quajtur Carlinhos Maia.

Raportet nga Brazili shprehen se Ramos është një model, i cili është gjithashtu pjesë e një ekipi lojrash të quajtur 4K Easy. Megjithatë, mbetet e paqartë kur ai filloi të takonte nënën e Neymar, megjithëse Ramos ishte fotografuar në festën e ditëlindjes së lavdishme të ish-yllit të Barcelonës në shkurt.

Tiago tani thuhet se është përsëri me familjen e tij në Brazil pasi u largua nga rezidenca e Nadine.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303