fbpx

Merr fund ‘perandoria e seksit’ në Amsterdam

rruga-me-drita-te-kuqe.jpg

Kryebashkiakja e parë femër e Amsterdamit është duke u përballur me një betejë me punëtorët e seksit në lagjen e famshme të kuqe të qytetit, pasi ka ngritur perspektivën e mbylljes së saj.

Femke Halsema, një ish-drejtuese e partisë kombëtare Green, e cila u bë kryebashkiake vitin e kaluar, është nën një betejë të vazhdueshme pas sugjerimit për të ulur qepenat e vitrinave, në rrugën me drita të kuqe ku prostitucioni është sheshit.

Një grup lobimi i sapoformuar, i quajtur “Red Light United”, pohon se 90% e 170 punonjëseve seksuale të grave të anketuara dëshironin të punonin në dritaret e gjetura në rrugicat e ngushta dhe në rrugët e kanaleve të Singel dhe De Wallen.

Një anëtar i grupit lobues me pseudonimin Foxxy, i tha gazetës “Het Parool”: “Punonjësit e seksit janë njerëz dhe ata kanë të drejtë për një vend pune. Zhvendosja e atyre vendeve të punës nuk është një opsion sepse atëherë klientët nuk do të dinë se ku mund të gjejnë punëtorët e seksit.”

Ndalimi i punës seksuale në lagjen e famshme me drita të kuqe është një nga opsionet me të cilat kryetarja e bashkisë ka thënë se do të konsultohet gjatë verës me qëllim të trajtimit të trafikimit të qenieve njerëzore dhe zvogëlimit të numrit të turistëve.

“Trafikimi i qenieve njerëzore zhvillohet në pjesën më të bukur dhe më të vjetër të qytetit tonë. Gjatë disa qindra viteve, janë shfaqur situata që nuk janë të pranueshme,”- shtoi kryetarja e bashkisë.

amsterdam Window-Brothel-Restaurant-Amsterdam-640x360
<
>
Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303