Merr fund telenovela, River-Boca do të luhet në…

River-Plate-Boca-Juniors.jpg

Merr fund telenovela e famshme River Plate-Boca Juniors.

Finalja e Kupës Libertadores do të luhet më 9 dhjetor, në stadiumin e Madridit, “Santiago Bernabeu”, në orën 20:30.

Federata e CONMEBOL-it vendosi që kjo klasike të luhet pikërisht në këtë stadium për të shmangur njëherë emirë trazirat.

I vetmi problem tani mbetet spektakëli në tribuna, por mediat spanjolle raportojnë se edhe kjo nuk do jetë problem.

Komuniteti argjentinas është mjaft i madh edhe në Spanjë, ku numërohen rreth 71 mijë.

Kishte edhe hipoteza të tjera që kjo finale të luhej në “Camp Nou”, apo në Katar, por në fund u zgjodh “Santiago Bernabeu”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303