fbpx

Merr vendimin, Ronaldo përcakton të ardhmen

Cristiano-Ronaldo-scores-twice-moves-into-top-five-in-goals.jpg

Ka arritur në një përfundim.  Cristiano Ronaldo është plotësisht i vendosur t’ia përkushtojë të ardhmen e vet Juventusit, duke i hedhur poshtë thashethemet se mund t’i bashkohet Paris Saint-Germainit.

Ronaldo, i cili mendjen e ka të zënë me synimin për ta mposhtur Ciro Immonbilen e Lazios në garë për Këpucën e Artë në Serie A, është i përkushtuar ndaj Juventusit, sipas gazetës italiane Tuttosport, transmeton Gazeta Express.

Në javët e fundit u përfol në media se sulmuesi portugez do ta braktiste Juven për gjigantin francez, PSG.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303