fbpx

Merret peng një familje me gjashtë anëtarë, rrëmbyesit kërkojnë para për lirimin, kryefamiljari bëhet “hero”

351FC8FE-23BC-4132-9A94-594D9DE5D094.jpeg

Shteti helen nuk po gjen qetësi nga krimet e njëpasnjëshme që po tronditin vendinkohët e fundit. Ditën e sotme është bërë publike një ngjarje pazakontë ku një familje më gjashtë anëtarë është marrë peng dhe për lirimin e tyre kërkohet një shumë e madhe parash

Protothema raporton se autorët kanë marrë peng katër fëmijë të mitur dhe prindërit e tyre në një fermë duke mbajtur ata peng gjithë natën dhe duke iu kërkuar para për lirimin e tyre. Fatmirësisht kryefamiljari arriti të arratisej edhe pse u plagos në dorë nga autorët dhe informoi policinë mbi ngjarjen.

Më pas, policia arriti të identifikojë dhe të arrestojë tre persona në një rrugë fshati në Komunën Tempi, ndërsa ka shpallur në kërkim edhe dy bashkëpunëtor të tyre. Ata ishin të gjithë shtetas të huaj. Pasi kryefamiljari ishte larguar autorët kishin lënë të lirë edhe nënën bashkë me fëmijët.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303