Merret vendimi i fundit/ Mbyllen Universitetet dhe Konviktet? Rakacolli sapo e njoftoi, ja ç’do ndodhë

rakacolli-2-780x405.png

Zv.Ministrja Mira Rakacolli në një deklaratë për media ka bërë me dije vendimin e fundit të marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, ku është vendosur që universitetet të zhvillojnë mësim online.

“Aulat dhe konviktet do të jenë të mbyllura deri në një vendim të dytë”, ka thënë Rakacolli.

“Në mbledhjen e zhvilluar pak momente më parë Komitetin Teknik i Eksperteve, ka analizuar situatën dhe risqet, kemi vlerësuar situatën në rajon dhe Europe, masat e ndërmarra nga këto vende, zbatimin e masave në vendin tonë, ecurinë e epidemisë në vend dhe kemi vendosur unanimisht të propozojmë që universitetet të zhvillojnë vetëm mësim online, pra mësim vetëm ne distancë pa prezence fizike të paktën për muajin e parë të hapjes duke vlerësuar situatën ne dinamike. Aulat dhe konviktet do të jenë të mbyllura deri në një vendim të dytë.

Komiteti po vlerëson mbylljen e bareve dhe kafeneve lokaleve të ish-Bllokut pas orës 22:00  pasi konstatohet vatër rreziku i madh i mundshëm në atë zonë, sidomos gjatë orëve të natës.

 

Vijon…

scroll to top