fbpx

Merret vendimi i fundit nga Komiteti i Ekspertëve për shkollat, ja çdo ndodhë

raka.png

Është mbledhur pak minuta më parë Komiteti Teknik i Ekspertëve ku kanë bërë një vlerësim të situatës nga COVID. Zv. ministrja Mira Rakacolli ka deklaruar se Komiteti do i propozojë Ministrisë së Arsimit që sistemi parauniversitar të rikthehet në skenarin 1, atë të rikthimit në shkolla të nxënësve.

“Situata vijon që të mbetet e qëndrueshme, ka një rritje të lehtë të shtrimeve në spitale. Të shpresojmë që kjo situatë nuk do të vazhdojë, aq më tepër që ka ecur me ritme të shpejta vaksinimi masiv i popullatës. Duke parë këtë situatë epidemiologjike, ne propozojmë që mësimi në sistemin parauniverstar të kthehet i gjithi në klasa, beteja me Covid vazhdon. Duhet të vazhdojmë të mbajmë maska, distancimin fizik, sepse vetëm duke vazhduar me këto masa, do të vazhdojmë  të fitojmë betejën”, tha Rakacolli.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303