Është lënë e lirë infermierja Sidorela Çela dhe sanitarja Rukie Hoxhaj, të cilët u akuzuan si bashkëpunëtore të Tire Alldervishit, ku merrnin ryshfet te familjarët e pacientëve me koronavirus.
Kujtojmë që, sipas hetimeve të prokurorisë, si dhe zbardhjes së tabulateve telefonike, të dyja akuzohen se kishin biseduar shpesh herë me Tiren për mënyrën se si do t’i ndanin paratë e marra nga pacientët.
“Vetë vendimi i gjykatës dile në konkluzionin se nuk kishin bashkëpunuar me Tire Alldervishin. Vendimi i gjykatës është i drejtë”, tha avokatja para mediave.
Kujtojmë që Apeli vendosi për të dyja masën “detyrim paraqitje”.