fbpx

Merret vendimi/ Për të mirën e mjedisit, transporti publik pa pagesë gjatë këtyre ditëve

urban-1-780x405.png

Së fundmi Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër dhe pasnesër, me datë 21 dhe 22 maj transporti me trafikun urban do të jetë pa pagesë.

Përmes një shkrimi në facebook, Komuna e Prishtinës tha se përdorimi i transportit urban është për të mirën e kryeqytetit.

“Të dashur qytetarë, Ju njoftojmë se nesër dhe pasnesër, me datë 21 dhe 22 maj, transporti me Trafiku Urban, do të jetë pa pagesë. Për të mirën e Kryeqytetit, ju inkurajojmë që sa më shumë të përdorni transportin publik dhe alternativ ”, thuhet në njoftimin e komunës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303