Merrni çadrat me vete, ja ç’pritet gjatë mesditës

moti-1.jpg

Dita e sotme do të mbizotërohet nga vranësira dhe reshje shiu, duke filluar nga orët e para të ditës. Ndërsa pas mesditës parashikohet që reshje të pakta të përfshijnë edhe zonat jugore e juglindore. Mbrëmja sjellë largim të vranësirave dhe përmirësim të kushteve të motit.

Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 12°C mëngjesi deri në 30°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303