fbpx

“Merrte drogë, dhunonte familjarët”, psikiatri flet pas horrorit në Pogradec: E ëma shkonte…

Mjeku psikiatër, Gentian Cala ka komentuar horrorin në Pogradec, ku djali 44-vjeçar vrau nënën e tij. Vetë psikiatri pohon se e ka vizituar më parë Olsi Çekiçin dhe ka rrëfyer se vuante nga çrregullimet mendore.

Mjeku shton edhe faktin se ai ishte përdorues i narkotikëve.

“Autori i krimit vuante nga çrregullime mendore, të cilat kishin si shkak përdorimin e substancave narkotike. 44-vjeçari, nën efektin e narkotikëve dhunonte anëtarët e familjes. 44-vjeçari nuk pranonte të merrte mjekime. E ëma shkonte shpesh në qendrën e shëndetit mendor dhe kërkonte recetë për të birin”, tha Gentian Cala, mjek psikiatër.