fbpx

Mes lotësh rrëfen torturën e lindjes nga reanimacioni i Covid/ Manastirliu ndan videon:“Ku e ka mama gocën”

Screenshot_6-12.png

Fabiola, është një nënë e re e cila ka sjellë në jetë të bijën Najla gjatë kohës kur ka qenë në reanimacion për shkak të COVID. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë pamjet nga momenti kur Fabiola merr për herë të parë në krah të bijën. “Ku e ka mama gocën”, shprehet ajo. Fabiola tregon se fillimisht ka neglizhuar simptomat e para dhe më pas i është dashur të shtrohet në reancimacion për shkak të rëndimit të gjendjes së saj shëndetësore.

“Ishte një sfidë shumë e madhe si për mua dhe vajzën. Ishte një neglizhencë nga ana ime. Nuk është së i vura shumë rëndësi simptomave të para. Kam ardhur me urgjencë të materniteti dhe më pas të Infektivi. Pastaj kam qenë në reanimacion. Kam bërë lindjen në mënyrë urgjente nga stafi i maternitetit që më ka ardhur te kirurgjia, Të gjithë personelin e kam pasur në dispozicion. Falenderoj stafin mjekësor pasi falë tyre jam këtu ku jam sot”, tregon ajo.

Ministrja Manastirliu e përshkruan këtë si një moment magjik ndërsa shpreh vlerësim për punën e stafit mjekësor.

“Fabiola dhe Najla janë luftarake, edhe kur jeta për nënën e re dhe foshnjen e saj, varej në një fije të hollë shprese, në përballjen e vështirë me covid19.

Pas ndërhyrjes delikate të ekipit të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” dhe QSUT, ditëve të vështira në terapinë intensive, ky është momenti magjik, me emocion të papërshkrueshëm, kur Fabiola sheh për herë të parë foshnjen e saj krenare për punën e palodhur dhe profesionalizmin e mjekëve dhe infermierëve tanë”, shkruan ministrja.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303