Mes rrushve në Kosovë, Meta flet për Valdrin Pjetrin

Screenshot_8-3.png

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit nga posti i kryebashkiakut të Shkodrës.

Teksa ka folur për mediat në Kosovë, pasi ndodhet në “Festën Tradicionale të Vjeljes së Rrushit – Hardh Fest 2019🍇” në Rahovec, kreu i shtetit ka deklaruar se deri në marrjen e detyrës nga kryetari i ri, detyrën e mban kryetari në detyrë.

“Zgjedhjet janë me 13 tetor për gjithë Shqipërinë, përfshirë edhe Shkodrën, këto janë të vetmet zgjedhje të ligjshme përpara. Deri në marrjen e detyrës nga kryetari i ri, detyrën e mban kryetari që është në detyrë”, ka thënë Presidenti Meta.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303