Mes shumë historish e fjalëve prekëse, Fatma Haxhialiu bën urimin rrënqethës për motrën

Moderatorja shqiptare, Fatma Haxhialiu e ka nisur ditën me një urim ndryshe, sa special, aq dhe emocionues. “Dedikoi disa fjalë” do të thonim zakonisht, por ky nuk është rasti i Fatmës.

Një shkrim kushtuar së motrës për datëlindje në rrjetet sociale, ka zbuluar shumëçka për marrëdhënien e tyre, ndjesive që çdo fëmijë do të kishte po t’i thonin që pas 10 vitesh, familja do të shtohej sërish, si dhe gjithçka që lidhet me emrin që vetë Fatma zgjodhi për të motrën: Jona.

View this post on Instagram

E bukura ime ka datelindjen sot 😍😍😍😍 Akoma me kujtohet kur per here te pare mesova per ekzistencen tende. Hmmm nuk isha fare entuziaste, perkundrazi te urreja…Isha 10-vjec kur me thane qe mami do me bente nje moter shume te bukur, u ndjeva cuditshem. Pastaj te tjere me thoshin (pa piken e taktit dhe pa menduar per emocionet e nje femije) se tani qe do te vinte nje vajze tjeter, nuk do isha me une princesha e shtepise dhe se do me ikte rrisku (tmerr dmth🤦🏼‍♀️) Ndaj nuk eshte se te prisja me padurim, perkundrazi te shikoja si dike qe do prishte harmonine time familjare 🤣🤣🤣dhe se ishte totalisht e panevojshme qe mami fhe babi te kishin nje femije tjeter. Por shpejt mami kuptoi qe dicka nuk shkonte me mua, pasi sillesha cuditshem dhe me te, atehere shpertheva ne te qara dhe i thash se ajo nuk do me donte me mua, kur te lindje ti 🙈🙈🙈🙈 Mamushi me ka perqafuar fort, e kam akoma ne memorie aromen e saj dhe tani ❤ dhe me tha; mami sepse te do shume fort, po te ben nje moter. Motra eshte bekimi me i madh qe mund te kesh. Te premtoj qe emrin do ja zgjedhesh ti dhe te premtoj qe do e duash motren sapo ta shikosh. Dhe me shpjegoi bukur dashurine e nenes per cdo femije: Sa here lind nje femije mamit i rritet zemra dhe keshtu zemra ka vend plot per dashuri, per te tre ju. (Florit nuk ja ndjente fare per situaten dmth, po kjo nuk eshte dicka e re 😒🤣) Une te zgjodha emrin Jona, mqs babi detin Jon e ka pjese te jetes dhe te sakrificave te tij…mbi Jon le te themi qe ai ka rilindur pas perplasjes tragjike qe pesoi gomonia ku vetem ai dhe 3 te tjere mbijetuan…histori, qe e kam degjuar shpesh dhe me zemer te ngrire e vogel. Im ate e tregon ende si roman dhe jo si dicka tragjike (cray cray 😅)… Diten qe linde kur pash nje beb 5 kg me aq shume floke te zeza te gjata dhe ata sy te medhenj blu me numrin 36 ne balle, kam qare kaq shumeeeeee. Ishe gjeja me e bukur qe kisha pare ndonjehere. Ishte nje ndjesi kaq e vecante dhe isha pafund e lumtur dhe krenare sapo te pash, qe ti ishe Jona ime😍😍😍😍😍 Dhe keshtu eshte e do te jete gjithmone, ti je Jona ime, drite e shpirtit tim, frymezimi im, luftetarja ime e vogel. Edhe 100 kukulla ime❤ @jonas_cogitationes ❤

A post shared by Fatma Haxhialiu (@sipas_fatmes) on

“…shpejt mami kuptoi që diçka nuk shkonte me mua, pasi sillesha çuditshëm  dhe me të…Mamushi më ka përqafuar fort, e kam akoma në memorie aromën e saj dhe tani, dhe më tha: “Mami sepse të do shumë fort, po të bën dhe një motër”, është kjo vetëm një pjesë e shkëputur nga urimi emocionues i Fatmës për Jonën.

Si motra e madhe, ka qenë vetë Fatma që i ka zgjedhur emrin së motrës, nisur nga një histori që e kishte dëgjuar [me zemër të ngrirë] shumë shpesh gjatë vegjëlisë: “Unë të zgjodha emrin Jona, meqënëse babi detin Jon e ka pjesë të jetës dhe sakrificave të tij…mbi Jon le të themi që ai ka rilindur pas përplasjes tragjike që pësoi gomonia ku vetëm ai dhe tre të tjerë mbijetuan…”

Duke theksuar sa lot gëzimi kishte derdhur kur kishte parë Jonën për herë të parë, Fatma e përmbyll urimin me disa fjalë që shprehin hapur dashurinë tipike prej motre: “Ti je Jona ime, dritë e shpirtit tim, frymëzimi im, luftëtarja ime e vogël. Edhe 100 kukulla ime!”