Mesazh me kocka kafshësh, arrestohet shqiptari

carabinieri-3.jpg

Policia italiane ka arrestuar një 34-vjeçar shqiptar në Chieti pasi i kishte dërguar një tregtari italian një mesazh kërcënues me kocka kafshësh.

Hetimi filloi pas një denoncimi të viktimës, i cili kishte 3 muaj që i ishte nënshtruar zhvatjes së shqiptarit, duke dorëzuar në disa raste shuma deri në 5500 euro.

Frikësimet e vazhdueshme ndaj tregtarit u bënë gjithnjë e më serioze, derisa arriti kulmin me dërgimin e një mesazhi që përmbante eshtra të një kafshe, shoqëruar me kërcënime të drejtpërdrejta me vdekje, nëse nuk paguante paratë.

scroll to top