Mesazhet që konfirmojnë lidhjen e fshehtë mes Kejsi Tolës dhe Flori Mumajesit

Screenshot_17-3.jpg

 

Ka kohë që flitet për një histori dashurie midis kantatutorit Flori Mumajesi dhe këgëtares Kejsi Tola.

Asnjëri nuk ka pohuar dhe as mohuar lidhjen midis tyre, por mesa duket ditën e djeshme vetë kantautori ka shkëmbyer mesazhet e dashurisë me Kejsin, të cilat ka pasur dëshirë që t’i lexojë dhe publiku që e ndjek në “Instagram”. Ai i ka bërë foto momentit kur po dëgjonte këngën e Kejsit dhe e ka postuar në “InstaStory” të shoqëruar me emoji, ku shihet me sytë e ndezur si zemra.

Këtë dedikim e ripostoi edhe Kejsi në “Instagram”-in e saj pa përdorur shumë fjalë, pasi postimi i Florit i thotë të gjitha. Duket se kodi sekret i dashurisë së tyre tashmë është hapur nga vetë ata, pasi, mesa duket, pas 10-muajsh e ndiejnë të nevojshme që të gjithë të flasin për dashurinë e tyre sekrete.

Që nga fundi i vitit 2018 kur fitoi kupën e “Kënga Magjike” me “Plas”, ajo që i premtonte dashuri të pastër ishte Kejsi Tola me këngën “Më ke mua”, një krijim po ashtu i Flori Mumajesit, që fitoi çmimin e produksionit më të mirë. Përveç suksesit si këngëtar, ai e ktheu të gjithë vëmendjen edhe te jeta e tij private me postimet e tij.

 

Flori publikoi një foto nga momenti kur interpretonte me Kejsi Tolën këngën “Më ke mua”, te “Post Kënga Magjike”, në studion e të “Dielës shqiptare”, ku shfaqeshin shumë të dashur dhe intim me njëritjetrin. Teksa Kejsi këndonte, Flori e përqafonte, i drejtohej me fraza dashurie nga teksti i këngës, bënte gjeste romantike dhe kaq mjaftoi që ata të etiketoheshin si çifti më i ri i showbiz-it.

Ajo që i shtoi më shumë dyshimet ishte fotoja e publikuar nga Flori në “Instastory”-n e tij, ku shfaqej Kejsi në studiot e xhirimit, foto të cilën këngëtari e shoqëroi dhe atëherë me një emoji zemër. Ky fakt shtoi më shumë kureshtjen për një romancë të fshehtë, që tashmë kishte dalë në sipërfaqe me dëshirën e vetë Florit.

Sipas miqve të tyre të afërt, kjo romancë e Florit me Kejsin e zbuluar në “Kënga Magjike” mund të kishte gjashtë muaj që kishte nisur. Flori dhe Kejsi nisën të afroheshin në verë kur filluan punën për bashkëpunimin e tyre të parë për këngën e Tolës, “U rritëm”.

E duket se suksesi i saj tashmë është në dorën e Florit, i cili njihet për hit-et e tij të famshme ndër vite. Historia e tij me Keisin është historia e re e showbiz-it për Flori Mumajesin, pas lidhjes me prezantuesen e “Prive”, Liberta Spahiu. Ndërsa, sa u përket lidhjeve me vajzat e muzikës, ndoshta me Kejsin ai do të përsërisë historinë me Elvanën, duke qenë edhe krijuesi i këngëve të saj.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303