Mesazhi i Bashës: Shpreh solidaritetin dhe i uroj shërim të shpejtë të prekurve nga tërmeti

Për tërmetin shkatërrimtar që goditi Turqinë mbrëmjen e djeshme ka reaguar dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Përmes një portimi në Twitter, Basha shpreh ngushëllimet ndaj familjarëve të viktimave.

Teksa lutet për viktimat, ai shpreh solidaritet dhe i uron shërim të shpejtë të prekurve nga kjo katastrofë.

Postimi i plotë në Twitter

“Shpreh ngushëllimet e mia të thella për Turqinë dhe Presidentin Erdogan për viktimat e tërmetit. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e të prekurve. Ne i urojmë shërim të shpejtë të dëmtuarve dhe shprehim solidaritet ndaj të prekurve”.