fbpx

Mesazhi i fortë i OBSH-së/ Manjani, Ramës: Shko në Korenë e Jugut dhe bli tamponë

rama-manjani1.jpg

OBSH ka apeluar sot që qeveritë e të gjitha vendeve të prekura nga koronavirusi i ri të bëjnë sa më shumë testime mbi popullatën.

Duke marrë shkak nga ky mesazh i OBSH-së, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ma apeluar fort që qeveria duhet të blejë 2 milion tamponë për të kryer analizat për qytetarët.

’Nuk mund të luftosh një pandemi nëse nuk e di kush është i infektuar. Nuk mund të luftosh një zjarr me sytë e mbyllur’- thotë shefi i Organizatës Botërore të Shëndetit.

Super mesazh!

Dëgjoje, kuptoje dhe zbatoje këtë porosi të OBSH-së, o Kryeministër!!!!

Lëri përrallat me shtetrrethim, se na i ka rrëfyer Kinostudio “Shqipëria e Re” shumë kohë para teje.

Bli tamponë dhe lejo poliklinikat, mjekët e familjes e klinikat private të bëjnë teste. Shpërndaji ato furgonët “si je”, të bëjnë teste në çdo cep të vendit.

Bëje se është krejt e mundur. Bli 2 000 000 tamponë! Në Korenë e Jugut shko. Ose ku të duash xhanëm! Po bleji ato të shkreta!

Testo popullsinë realisht jo si ato të checkup.

Të gjithë do ta bënin këtë test për të kuptuar ku është. Por edhe shtetitveç mirë i bëhet të ketë rezultate të qarta.

Vetëm mbi këtë bazë ndërtohen politika të sigurta mbrojtje të popullsisë, për sot e për nesër. Bota po mendon për valën e dytë të pandemisë diku rreth vjeshtës”, shkruan Manjani në Facebook.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303