Mesazhi i Gramoz Ruçit për 1 Majin

“Të ulim nga tribunat politikën dhe të ngjisim punën”.

Këtë mesazh ka përcjellë kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, për Ditën e Punëtorëve duke mos anashkaluar dhe politikën.

“Sot ndjehem sindikalist, punëtor, mësues, infermier.Të ulim nga tribunat politikën dhe të ngjisim punën rritja ekonomike të përkthehet në mirëqënie për të gjithë. Ekonomia të orientohet drejt prodhimit. Rrugët e Shqipërisë duhen ndërtuar, jo bllokuar”-shkruan Ruçi.