Kryefjala e mesazhit të Papës për Krishtlindje

download-21-1.jpg

Papa Françesku, në mesazhin e tij të Krishtlindjes, u kërkoi njerëzve që të lënë mënjanë dallimet dhe bëri thirrje për pajtim në vendet e shkatërruara nga konflikti.

Kryefjala e Papa Françeskut sot në mesazhin e tij të Krishtlindjes nga sheshi Shën Pjetër në Vatikan ka qënë “vëllazëria”.  Papa e cilësoi “dëshirën e tij për një Krishtlindje të lumtur” si një “dëshirë për vëllazëri” gjatë mesazhit të tij të Krishtlindjes “Urbi et Orbi”.

Për këdo që ishte i pranishëm fizikisht në sheshin e Shën Pjetrit dhe të gjithë ata që po e ndiqnin në media, Papa ripërtëriu këngën e ëngjëllit dhe ftoi të gjithë “ta ndanin këtë mrekulli” siç bënë barinjtë në heshtje “në gjunjë dhe në adhurim”.

“Mesazhi i Krishtlindjeve flet për një fëmijë, që erdhi të na thotë “Perëndia është një Baba i mirë dhe ne jemi të gjithë vëllezër dhe motra”, tha Papa Françesku. Pa dhuratën e Jezuit, të vëllazërisë, ajo çfarë ne do të ndërtonim përveçse me fjalë do të ishte “shpirtra dhe boshllëk” tha ai. Për këtë arsye, dëshira imë për një Krishtlindje të lumtur është një dëshirë për vëllazëri.”-tha Papa.

Papa Françesku tha se dëshiron vëllazëri mes individëve, pavarësisht nga kombi, kultura, ideologjia apo feja. “Jezu Krishti” zbuloi fytyrën e Perëndësisë nëpërmjet një “fytyre njerëzore”.

Për palestinezët dhe izraelitët, Papa dëshiron rifillimin e dialogut dhe rrugën drejt paqes, për t’i dhënë fund konfliktit 70-vjeçar në vendin e zgjedhur nga Zoti për të treguar fytyrën e tij të dashurisë.

Për sirianët, ai dëshiron që ata të mund të gjejnë vëllazëri pasi viteve të gjata të luftës dhe se nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar, ata që janë arratisur të mund të kthehen në vendin e tyre.

Për Jemenin, shpresa se armëpushimi do të zbatohet dhe do të sjellë lehtësim për popullin dhe fëmijët e tij të lodhur nga lufta dhe uria.

Për Afrikën, një agim të ri të vëllazërisë që ngrihet mbi tërë kontinentin.

Për Gadishullin korean, u lut për konsolidimin e vëllazërisë të vënë në lëvizje këtë vit.

Po ashtu, Papa tregoi shpresat për venezuelianët, ukrainasit, nikaraguanët, për ata që vuajnë nga kolonianizimi, për minoritetet që festojnë Krishtlindjet në situata armiqësore dhe në fund, u lut që “Fëmija” në grazhd të mund të kujdeset për të gjithë fëmijët e botës, m mbi çdo person të dobët, të prekshënm dhe të braktisur./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303